Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico është konfirmuar sot në krye të qëndrës më të madhe spitalore në vend, Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Ajo zëvendëson në këtë post Enkelejd Jotin, që u zgjodh pak javë në parë nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar si Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së.
“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend“, shkruan ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Facebook.
Fico është gjithashtu edhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve që nga momenti kur u krijua, me qëllim menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 në vend.