Është vënë në pranga autori i aksidentit të mbrëmshëm në Pattos të Fierit, ku mbeti pa jetë punonjësi i policisë Agron Saba.
Policia bën me dije se është arrestuar 27-vjeçari me inicialet G.H. banues në Patos.
Njoftimi i Policë:
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me një aksident rrugor, në aksin rrugor “Patos-Fier”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, shtetasin A. S. (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.
LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…