Dhjetëra nxënës mbetën të lënduar, si pasojë e një aksidenti, ku u përfshi autobusi që po i transportonte në shkollë në Melbourne të Australisë.
Autobusi me 45 nxënës ishte duke udhëtuar në autostradë kur u godit nga një kamion, për t’u përmbysur më pas në mes të rrugës.
Të paktën 18 prej fëmijëve të moshës 5-11 janë dërguar në spital, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë, për shkak të goditjeve të marra.
Drejtuesi i kamionit u arrestua në vendngjarje, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.