12.5 C
Tirana
Friday, April 3, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentohen dy foristradat e ekspeditës turistike në Shtegun e Malit: Pse MINIKASKO...

Aksidentohen dy foristradat e ekspeditës turistike në Shtegun e Malit: Pse MINIKASKO nuk aktivizohet në këtë rast

Fundjavën e shkuar, dy foristrada, që po përdoreshin si mjete në një ekspeditë të përbashkët turistike, në vendin e quajtur si Shtegu i Malit në periferi të Tiranës, u aksidentuan me njera-tjetrën.

Drejtuesi i njerit prej mjeteve, i cili kishte emrin e shkruar në kontratën e sigurimit MINIKASKO, raportoi dhe dokumentoi dëmin në mjetin e tij si mjeti shkaktar, duke kërkuar dëmshpërblim përmes siguracionit MINIKASKO.

Mirëpo në raportimin e dëmit ai kishte anashkaluar një rrethanë thelbësore, që na shtyu ta përdorim rastin si shembull ndërgjegjësues: 

Siguracioni MINIKASKO aktivizohet për dëmet mjet me mjet (rasti e plotësonte),

në lëvizje (rasti e plotësonte) dhe

në rrugë automobilistike. Ndalemi te rrethana e fundit.

Përdorimi i një mjeti në ngjarje sportive të autorizuara ose jo në rrugë apo pjesë rrugësh, të palejuara për drejtim të mjetit, për arritjen e shpejtësive mesatarisht të larta apo për t’u stërvitur për gara, është rrethanë përjashtuese nga aktivizimi i siguracionit MINIKASKO.

Ndjekja e shtigjeve malore ose kodrinore, të rrugëve që nuk janë të certifikuara si rrugë automobilistike, është një tjetër kriter përjashtues që aktivizohet: ardhja e aksidentit në kushtet e qarkullimit të mjetit në rrugë të painventarizuara apo të pa lejuara për të qarkulluar, e bën të pamundur përfitimin nga siguracioni MINIKASKO.

Shtigjet nuk konsiderohen rrugë automobilistike, ato kryesisht kanë funksione sportive dhe argëtimore, për ekspeditat rally ose ecjen sportive, këmbësore, çiklistike apo motoçiklistike. Vetëm kategori të caktuara mjetesh mund t’i përdorin ato.

Në to nuk mund të qarkullohet lirisht dhe nuk certifikohen si rrugë automobilistike. Andaj, rasti konkret, foristradës, nuk i aktivizohet polica e sigurimit MINIKASKO.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat