Tre të vdekur dhe tre të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Levan – Tepelenë.
Dy automjete u përplasën me njëra – tjetrës mbrëmjen e djeshme pranë fshatit Buzëmadh të Fierit.
Të vdekur nga aksidenti mbetën 54-vjeçari Sokrat Lela, punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga fshati Mbrostar i Fierit dhe 78-vjeçarja Bylyre Salaj, vjehrra e efektivit.
Fatkeqësisht për shkak të plagëve raportohet të ketë ndërruar jetë në spital edhe bashkëshortja e efektivit të policisë, Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe.
Ndërsa në automjetin tjetër tip Opel udhëtonin një 43-vjeçar me bashkëshorten dhe vajzën 6-vjeçare. Të tre kanë marrë plagë të shumta dhe janë dërguar me urgjencë në spital.