14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti te "Rruga e Kavajës", Ajas Sulejmani përdorues i dy llojeve të...

Aksidenti te “Rruga e Kavajës”, Ajas Sulejmani përdorues i dy llojeve të drogës

Hetimet për aksidentin e rëndë që ndodhi të dielën në Rrugën e Kavajës treguan se 39-vjeçari Ajas Sulejmani ishte përdorues i dy lëndëve narkotike, të kanabisit dhe drogës sintetike metamfetaminë.

Megjithatë para hetuesve shoferi i cili përplasi me makinën e tij teksa po kalonin vijat e bardha bashkëshortët Konomi dhe foshnjën e tyre, pretendon se lënda narkotike nuk është shkaku dhe se ai ka qenë duke lëvizur me rreth 40 kilometër në orë.

“Para semaforit frenova por makina nuk ndali dhe nuk munda ta evitoja”, ka treguar Sulejmani.

Ndërkohë për largimin nga vendi i aksidentit ai është justifikuar se i është dashur të dërgojë vajzën e tij të mitur në spital. Pretendime për të cilat Prokuroria është duke kryer verifikimet dhe pret të administrojë pamjet filmike që e dokumentojnë një gjë të tillë.

Teksa 39-vjeçari pret të dalë para gjykatës, aty ku do të përballet me tre akuza, bashkëshortët Konomi vijojnë betejën për shëndetin ku ndodhen në gjendje politraume.

Burime të Televizionit Klan thanë se për shkak të përplasjes së fortë ata kanë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, si thyerje të kockave dhe vijojnë të marrin trajtim intensiv.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat