Ka ndërruar jetë shtetasi francez që u përfshi në një aksident pas mesnatës në aksin rrugro Lezhë-Laç.
Makina me të cilën ai udhëtonte u përplas me një makinë tjetër dhe për pasojë doli nga rruga.
Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte.
Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një problem serioz për Shqipërinë.
Vetëm gjatë vitit 2023, në vendin tonë u regjistruan 1285 aksidente rrugore dhe 1731 persona të vrarë dhe të plagosur.
Sipas të dhënave të INSTAT si shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore në 74,5 % të rasteve janë shkaktuar si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit në timon.