Orjol Lame, drejtuesi i makinës në aksidentin tragjik në Gaida ku mbetën të vdekur katër shqiptarë ka dalë nga koma tre muaj pas tragjedisë.
Ai gjendet i shtruar në spitalin Correggio.
32-vjeçari është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti i ndodhur të dielën, 30 tetor 2022. Ai drejtonte një makinë e cila ishte e pasiguruar dhe në emër të një personi që kishte ndërruar jetë, e cila u përplas me shpejtësi të madhe në një shtëpi në rrugën Emilia.
Nga përplasja e dhunshme gjetën vdekjen e menjëhershme Shane Hyseni, partnerja 22-vjeçare e Lames, djali një vjeç e gjysmë i çiftit dhe motra dhe vëllai i Shanes (11 dhe 9 vjeç)
Pasi ju besoi dy ekspertëve detyrën e rindërtimit të aksidentit dhe nxjerrjen e kopjes mjeko-ligjore të përmbajtjes së telefonave inteligjentë të shoferit për të verifikuar nëse i përdorte në timon, javën e kaluar prokurori Marco Marano kërkoi dhe mori një ekspertizë të tretë.
Gjyqtari hetues, Andrea Rat, i dha një psikiatri detyrën për të vlerësuar “aftësinë efektive të 32-vjeçarit për të marrë pjesë me vetëdije në gjykim”.
Raporti do të dorëzohet brenda nëntëdhjetë ditësh.Rezultati do të jetë vendimtar për të kuptuar nëse Lame do të mbajë përgjegjësi apo jo.
LEXO EDHE: “Kartoni Jeshil” nga SIGAL UNIQA, pasaporta e shqiptarëve për udhëtimet jashtë vendit