Policia Rrugore nisi këtë të hënë një fushatë ndërgjegjësuese tek të rinjtë, sa i përket sigurisë rrugore, nga ku ekspertët thanë, se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka renditur Shqipërinë të 8-tën përsa i përket humbjes së jetëve njerëzore në ngjarjet rrugore.
Për drejtorin e Policisë Rrugore, Altin Qato për sigurinë rrugore duhet të angazhohen maksimalisht një sërë institucionesh, pasi problematikat nuk mund të zgjidhen nga efektivët rrugorë.
Në muajin janar të këtij viti, u shënuan 107 aksidente rrugore, numri i të aksidentuarve ishte 147 persona ndërsa numri i të vdekurve ishte 16 persona.
Ndërsa viti i shkuar, rezultoi me rritje të numrit të aksidenteve rrugore, ku 197 përdorues rruge humbën jetën ndërsa rreth 2 mijë të tjerë mbetën të lënduar ë më shumë se 1.376 aksidente rrugore nga 1.234 aksidente të ndodhura në vitin 2020, duke u rritur me 11,5 %. Krahasuar me vitin 2019, numri i aksidenteve është ulur 8,1 %.
Lexo edhe: Aksidentet me pasoja fatale u rritën gjatë vitit 2021
Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,2% të numrit të aksidenteve gjithsej. Në 15,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Lexo edhe: Sigurimet Motorike/ SIGAL UNIQA, kompania që paguan më shumë dëme, rritje gjatë 2021