Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një problem serioz për Shqipërinë.
Numri i lartë i tyre, shoqëruar edhe me viktima apo të plagosur, ka bërë që shpeshherë Policia Rrugore të ndërmarrë aksione për ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, por që fatkeqësisht sërish nuk kanë ndikuar në uljen e aksidenteve dhe pasojave të tyre.
Një aksident, vec pasojave materiale apo fizike, përfundon edhe me kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit, gjë që e thellon edhe më shumë ngjarjen.
Kompanitë ndihmojnë drejtuesit ta heqin këtë përgjegjësi nga vetja, duke ia marrë ato përsipër mbulimin e dëmit të shkaktuar.
“Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, na mbron duke ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm material. Mos kryerja e këtij sigurimi automatikisht bën që në rast aksidenti, shkaktari të paguajë nga xhepi cdo dëm që shkakton tek të tretët.”
Përse duhet të siguroheni?
Aksidentet ndodhin, ne jemi thjesht njerëzor dhe pavarësisht nëse i ndërmarrim të gjitha hapat e domosdoshëm për parandalimin e tyre shpesh aksidentet përfundojnë në padi nga ana e palëve të dëmtuara, duke rezultuar në pasoja financiare seioze.
Mbulimi i përgjegjësisë tuaj në rast aksidenti ndaj palëve të treta ju garanton mbrojtjen fianciare që përndryshe do të duhet ta paguani nga ‘xhepi’ juaj. Ai do t’ju mbrojë duke ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm material, pasuror, shëndetësor nga dëmtimet trupore apo përkeqësimin e shëndetit apo edhe në rast humbje jete në varësi të sigurimit që ju do keni zgjidhur në bazë të nevojave dhe kërkesave tuaja specifike.
Mos prit,
Merr masat,
Siguro veten dhe të tjerët,
Siguro qetësinë tënde,
Koha është tani!
Lexo edhe: https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/
Shifrat e paraqitura nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë:
134 aksidente u shënuan brenda 1 muaji
26 persona kanë humbur jetën në këto aksidente
174 persona janë plagosur
20 % më shumë aksidente krahasuar më vitin 2020