5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet automobilistike/ Si të marrim shpejt dhe të plotë dëmshpërblimin

Aksidentet automobilistike/ Si të marrim shpejt dhe të plotë dëmshpërblimin

Çdo ditë në Shqipëri ndodhin rreth 50 aksidente automobilistike, por shumica prej tyre nuk raportohen nga policia, sepse personat e përfshirë në aksident preferojnë ta zgjidhin “mes tyre” çështjen dhe nuk lajmërojnë autoritetet.

Përllogaritet që kostoja financiare e aksidenteve shkon mbi 100 milionë euro në vit, kosto kjo e cila natyrisht u faturohet kompanive të sigurimit, në rast se të aksidentuarit janë të siguruar, ose vetë individëve nëse këta të fundit nuk janë të pajisur me siguracionin e detyrueshëm.

Për një siguracion “TPL” që një qytetar paguan rreth 16,000 lekë në vit, kostoja e dëmit varion nga 2 milionë lekë të reja që mund të jenë dëme të automjetit dhe deri në 200 milionë lekë në rastet kur ka individë të dëmtuar nga ana shëndetësore ose kur humbin jetën.

Ajo që shumë prej qytetarëve bëjnë kur përfshihen në një aksident është që të thërrasin policinë, firmosin procesverbalin, ku shpesh pranojnë edhe fajin e aksidentin edhe pse mund të mos jetë fajtorë dhe largohemi nga vendngjarja.

Shumica e tyre nuk lajmërojnë kompaninë e sigurimit për aksidentin dhe kështu, rreth 30% e tyre shkojnë direkt në gjykatë për të kërkuar dëmshpërblimin që ju takon.

Sipas informacioneve nga kompanitë e sigurimeve rezulton se, një pjesë e qytetarëve që kanë pësuar dëm shëndetësor, apo familjarët të cilët mund të kenë humbur të afërmit e tyre në aksident, nuk ndjekin procedurat që duhet për të marrë dëmshpërblimin, por kontaktohen nga avokatët dhe ua lënë atyre në dorë çështjen.

Nga një hulumtim i rasteve në gjykatë, rezulton se nëse qytetari do të kërkonte dëmshpërblim tek kompania ku është i siguruar do të përfitonte të gjithë shumën.

E kundërta ndodh kur çështjen ia lë në dorë avokatit. Ky i fundit kërkon 20%-50% të shumës totale të dëmshpërblimit që do të përfitojë qytetari/klienti.

Çdo qytetar ka të drejtën e marrjes së një avokati në çdo kohë dhe sa herë ai dëshiron, po e rëndësishme është që të ndiqen më parë procedurat që as kushtojnë dhe as marrin kohë.

Së pari, ju duhet të plotësoni dokumentet që ju kërkohen dhe nga momenti që i keni dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme ju keni të drejtën e dëmshpërblimit në një afat kohor prej 15 ditësh nëse keni vetëm dëm të automjetit ose 1 muaj nëse keni pësuar dëme shëndetësore.

Së dyti, në rast se nuk bini dakord me vlerësimin e ekspertit të kompanisë së sigurimit, drejtohuni pranë Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), e cila nëse analizon se dëmi juaj nuk është vlerësuar si duhet, e kthen edhe një herë për rishqyrtim dhe rivlerësim dëmin nga ekspertët e kompanisë së sigurimit.

Në fund, në rast se ju sërish jeni të pakënaqur, shkoni tek avokatët, të cilët do ta çojnë çështjen në gjykatë dhe normalisht kërkojnë 20%-50% të shumës së dëmshpërblimit. Dërgimi i çështjes në gjykatë do të thotë që procesi do të vonohet me disa muaj deri në disa vjet.

Ajo që duhet të dimë është se dëmshpërblimi që do të jetë i njëjtë si kur drejtoheni direkt tek kompanitë e sigurimit ashtu edhe nëse merrni avokat, sepse formula e përllogaritjes së dëmit është në çdo rast e njëjtë.

Ajo që ndryshon është se në rast se e çoni çështjen në gjykatë do të duhet ta ndani shumën e dëmshpërblimit me përfaqësuesin tuaj ligjor dhe nuk do ta merni kurrë të plotë.

Kompanitë e sigurimit e kanë përshpejtuar ndjeshëm procesin e dëmshpërblimit dhe kanë zyra konsultimi për klientët për ti ndihmuar ata me çështjen.

Për këtë qëllim, kompania SIGAL UNIQA Group Austria ka ngritur “Qendrën e Asistencës” për tu ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë pësuar aksident me makinë.

Kjo qendër ofron asistencë ligjore që qytetarët të marrin dëmshpërblimin që u takon në një kohë shumë të shkurtër, pa burokraci, pa përfshirë avokatë dhe pa i ndarë me askënd paratë që ju takojnë.

Mos harroni! SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve, e ofron këtë shërbim PA PAGESË!

LEXO EDHE: Çerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për SIGAL; Brandstetter: E mrekullueshme dhe e pabesueshme ajo ç’ndodhi para 25 vjetësh

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat