14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Aksidente dhe Shëndet"/ Kompania e sigurimit që zotëron gjysmën e tregut dhe...

“Aksidente dhe Shëndet”/ Kompania e sigurimit që zotëron gjysmën e tregut dhe paguan më shumë te klientët

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar 2023.

Siç vihet re në raport, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet kompana e sigurimit që gëzon besimin e qytetarëve shqiptarë.

Mes produkteve të sigurimit ku SIGAL UNIQA vijon të jetë e para si në market-share ashtu edhe në dëme, është produkti “Aksidente dhe Shëndet“.

Sipas raportit të AMF-së, SIGAL UNIQA, ka kaluar të gjitha pritshmëritë duke “rrëmbyer” thuajse gjysmën e tregut, përkatësisht me 46%.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara gjatë janarit 2023, është sërish SIGAL UNIQA kompania që ka dëmshpërblyer më shumë klientë.

Sipas AMF, nga 8 kompani që operojnë në tregun e sigurimeve të jo-jetës në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar 49% të totalit, me një diferencë të theksuar me konkurrentët në treg.

Nga 45.938.000 Lekë të paguara nga i gjithë tregu, 22.436.000 Lekë janë paguar nga SIGAL UNIQA.

Sot në tregun shqiptar janë mijëra persona që marrin produkte shëndetësore drejtpërdrejt nga një skemë private, e cila funksionon mjaft mirë me shërbime shëndetësore brenda dhe jashtë vendit. Por nëse ka një kompani sigurimi që bën diferencën në këtëë drejtim është pa dyshim SIGAL UNIQA Group Austria.

Kjo e fundit ishte kompania, që përmes UNIQA Insurance Group, solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” “Jetë Plus” apo “Sigurimi anti-Tumor“.

LEXO EDHE: E para në treg, e para në pagimin e dëmeve/ Sigurimi Privat i Shëndetit i besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat