Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Padova Itali. Sipas medieve italiane, kanë humbur jetën tre persona, një grua dhe dy burra pasi mjeti me të cilin po udhëtonin, humbi kontrollin dhe u përmbys në rrugë.
Në mesin e viktimave është edhe një shqiptar, 45 vjeçari Eduard Ndoj, i cili ishte duke drejtuar mjetin në momentin e aksidentit.
Në këtë aksident humbën jetën dhe dy shtetasit e huaj, Martina Pagnin, 46 vjeçe dhe Diego Rampazo, 46 vjeç. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.