Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Policia bën me dije se automjeti me drejtuese shtetasen R. B., 44 vjeçe, banuese në Vlorë, ka aksidentuar shtetasin A. A., 69 vjeç, banues në Vlorë, këmbësor.
LEXO EDHE: Si bilanc lufte/ Janar-Korrik 2023, 653 aksidente, 110 viktima dhe 887 të plagosur
69-vjeçari është transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe