Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një makinë, mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fang, ku fëmija po kalonte rrugën kur është marrë para nga makina që lëvizte me shpejtësi.
LEXO EDHE: Shëndeti i besohet SIGAL-it, rritet numri i klientëve të dëmshpërblyer
Mësohet se i mitur është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
LEXO EDHE: Automjet, pronë, shëndet, pension privat… Asnjë kompani si SIGAL UNIQA