Pas atij të mëngjesit të sotëm në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku një 35-vjeçar humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Dy automjete raportohen se janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë një person ka humbur jetën ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Balldre.