Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Balldren.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në rrethana ende të paqarta.
Në aksident është përfshirë një furgon me targa italiane dhe një “Volskwagen Golf” me targa shqiptare.
LEXO EDHE: Mirë se vini në Atdhe! Emigrantë, si të shijoni plotësisht pushimet tuaja në Shqipëri
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes ndërkohë raportohet se nuk ka persona të lënduar nga përplasja, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.