Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Laç-Mamurras.
Mësohet se dy makina janë përplasur në fshatin Katund i Ri dhe nga aksidenti katër persona kanë mbetur të plagosur.
Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet ndërsa dy të tjerë janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Lezhës.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.