Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Kavajë-Durrës.
Sipas Policisë, një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.
LEXO EDHE: 10-mujori 2023/ 961 aksidente rrugore dhe 1.319 persona të vdekur dhe plagosur
“Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën”, njofton policia.
LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe