Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në afërsi të xhamisë së Farkës.
Shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes 35-vjeçari ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.
LEXO EDHE: Rrugët që vrasin/ Shqipëria 49% më shumë fatalitete nga aksidentet rrugore se norma e BE