Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Shkoezetit, ku një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një karburant dhe për pasojë janë lënduar katër persona, shoferi dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të.
Gjendja e tyre shëndetësore raportohet e rëndë, ndërsa janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit, pasi pas përplasjes është bërë copë-copë.
“Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.