Një aksident ka ndodhur në mesnatë në Shëngjin, në zonën e Kunes.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, e si pasojë ka mbetur një person i lënduar.
Ai është dërguar në Spitalin e Lezhës, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera.
Policia ishte në vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar për aksidentin.
Gjatë periudhës qershor – 25 korrik, në Shqipëri janë regjistruar mbi 140 aksidente ndërsa 101 persona kanë mbetur të plagosur e 25 kanë humbur jetën.
Rritja e numrit të ngjarjeve rrugore përgjithësisht vjen përgjatë sezonit veror atëherë kur ka dhe dyfishim të automjeteve në qarkullim ndërsa për ekspertët burim i aksidenteve nuk është vetëm rruga.