11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAgjencia e Sigurimit të Depozitave: Rritet pasuria , por edhe pabarazia/ 1...

Agjencia e Sigurimit të Depozitave: Rritet pasuria , por edhe pabarazia/ 1 në 24 shqiptarë ka më shumë para në bankë se 23 të tjerët së bashku

Depozitat e sigurueshme të individëve në Shqipëri në bankat që operojnë në vendin tonë janë rritur me 8% gjatë vitit të kaluar, për të prekur shifrën e 1.11 trilionë lekëve, ose rreth 9.2 mld euro, nga rreth 1.03 trilionë lekë që ishin në fund të vitit 2020, tregon raporti i fundit vjetor i publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Rritja e depozitave të individëve në harkun e një viti fiksohet kështu në plot 82 mld lekë, ose 678 milionë euro. Depozitat e sigurueshme përfshijnë edhe interesat. Ajo që bie në sy nga shifrat është fakti se rritja vjetore prej 8%, apo 678 milionë euro e depozitave të individëve në Shqipëri gjatë vitit të kaluar është ndikuar kryesisht nga ato në euro, me një rritje vjetore prej 11.2%, ose me 57 mld lekë.

Ndërkohë, shifrat e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tregojnë edhe ndarjen e depozitave sipas vlerës së tyre, nën 100 lekë, nga 100 lekë deri në 2.5 milionë lekë, si dhe mbi 2.5 milionë lekë, pra mbi mbulimin e agjencisë. Individët më të pasur të vendit, pra ata që kanë depozita mbi 2.5 mln lekë numërojnë 109.192 llogari në total, ndërsa ata me një shumë që varion nga 100 lekë deri në 2.5 mln lekë janë plot 1,544,777. Në total janë rreth 2.61 milionë depozita.

Shuma e depozitave mbi 2.5 mln lekë gjatë vitit të kaluar fiksohet në 646 mld lekë, dhe është rritur me 10.4%, duke zënë kështu 58% të totalit, ndërkohë që shuma e depozitave mes 100-2.5 mln lekëve fiksohet në 466 mld lekë, në një rritje vjetore prej vetëm 4.8%, duke zënë kështu 42% të totalit të depozitave të individëve në sektorin bankar në vendin tonë.

Numri i depozitave mbi 2.5 mln lekë është rritur me 8 mijë të tilla në harkun e një viti, si dhe me 61 mld lekë, ose rreth 500 milionë euro. Ndërkohë, depozitat deri në 2.5 mld lekë janë rritur me vetëm 19 mld lekë në harkun e një viti. Ky raport, pra 58%-42% në favor të depozitave mbi 2.5 mln lekë është rikthyer kështu pranë nivelit të vitit 2017.

Vitet 2018-2020 regjistronin një rënie të peshës së depozitave me shuma të mëdha dhe rritje të atyre në shuma më të vogla, deri në një raport prej 56%-44% në vitin 2019. Kjo tendencë është vënë re edhe gjatë vitit të pandemisë, 2020-ën, kur depozitat mbi 2.5 mln lekë rriteshin me një hap më të shpejtë se ato nën 2.5 mln lekë.

Shifrat tregojnë kështu se, 4.18% e depozitave të individëve në vendin tonë përfaqësojnë më shumë se gjysmën e parave të individëve në banka, ose më saktë, 58% të tyre. Pra, përafërsisht 1 në 24 individë në vendin tonë ka më shumë para në bankë se të 23 të tjerët së bashku. Nga ana tjetër, rezulton se, 957 mijë depozita kanë një vlerë prej më pak se 100 lekësh. Gjatë 2020-ës, kjo shifër fiksohej në rreth 920 mijë.

Totali i depozitave të sigurueshme në vendin tonë për vitin 2021 fiksohet në 1.35 trilionë lekë, nga të cilat 82% i zotërojnë individët, ndërsa pjesën e mbetur, sipërmarrjet dhe shoqëritë e kursim kreditit. /SCAN

LEXO EDHE: Sigurimet e Jetës, rritje dyshifrore. SIGAL LIFE dëme të paguara si asnjë kompani tjetër

 

LEXO EDHESONDAZHI/ SIGAL UNIQA dhe SIGAL LIFE UNIQA, kompanitë e sigurimeve më të besuara tek shqiptarët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat