Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët, të cilët kanë për të udhëtuar nga Rinasi në datë 6 dhjetor, të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre.
Ky vendim i TIA vjen për shkak të masave të marra dhe sigurisëë së shtuar për samitin e BE që do mbahet ditën e nesërme në Tiranë.
“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, shkruhet në njoftimin e TIA.
Theksojmë se ditën e nesërme në Tiranë do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, ku liderët europianë do të vijnë në kryeqytet. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvjatjen e këtij samiti, duke shtuar dhe përforcuar masat e sigurisë. Ndërkohë sot në mesditë fillon dhe bllokimi i disa akeseve kryesore.