Interneti është kthyer në guidën nr. 1 të shëndetit.
Më parë, nëse kishim një shqetësim shëndetësor, ju do të telefononit doktorin për të lënë një takim. Sot, gjithçka është e mundshme përmes celularit.
Ofrimi i takimeve virtuale u shfaq veçanërisht si një domosdoshmëri edhe më e madhe gjatë pandemisë COVID-19. Ndërsa SIGAL UNIQA, si kompania më novatore në tregun e sigurimeve, solli për klientët e saj “TeleShëndet”, shërbimi që mundëson komunikimin audio dhe video me mjekun në çdo orë të ditës dhe në çdo vend, pa qenë nevoja të shkoni dhe të prisni para zyrave të mjekëve.
Por jo vetëm kaqQ “TeleShëndet” ju mund ta përdorni gjatë gjithë qëndrimeve tuaja jashtë Shqipërisë, për punë apo turizëm. Mjafton të keni internet dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, ju mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me mjekun.
Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, një temperaturë apo alergji, mos prishni rehatinë tuaj. Aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.
Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:
- Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
- Telefonata Video dhe audio me mjekë specialistë, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni, nëse e keni të shkarkuar atë;
- Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
- Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historik të gatshëm, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekësore me vete;
- Akses në kohë reale me kontaktet e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA bashkëpunon;
- Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në çdo moment.
- Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit të praktikës suaj shëndetësore;
Përfitimet:
– Check up
– Vizitë te okulisti
– Vizitë te dentisti
– Dërgim ilaçesh në shtëpi
– Zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL
– Mental coach, 1 seancë falas
Sa kushton shërbimi “TeleShëndet”?
PAKETA INDIVIDUALE – 5,000 Lekë në vit
PAKETA FAMILJARE – 10,000 Lekë në vit
Tani ju nuk keni nevojë të paraqiteni në një prej zyrave të SIGAL për të blerë siguracionin “Shëndet në Udhëtim” dhe shërbimin “TeleShëndet”. Mjafton një celular dhe falë SIGAL ONLINE siguracioni që ju nevojitet ju vjen në dorë në pak minuta.
Për çdo pyetje apo paqartësi:
Web: www.sigal.com.al
Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: [email protected]