Tregu kibernetik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rrit me 29% në vitin 2020, por në përgjithësi vijon të mbetet i vogël.
Sipas statistikave, tregu u rrit në 4.1 miliardë dollarë në prime të shkruara direkte në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 29.1% nga një vit më pare. Raporti u nxorr nga Shoqata Kombëtare e Komisionerëve të Sigurimeve.
Në këtë publikim u përfshinë të siguruarit me vendbanim në SHBA, por edhe ata të huaj që operojnë me biznesin e tyre në SHBA.
Të siguruarit që merren me produkte të pavarura të sigurisë kibernetike raportuan rreth 2.58 miliardë dollarë prime të shkruara.
Siguruesit me vendbanim në SHBA që shkruajnë mbulimin kibernetik raportuan 2.75 dollarë prime, një rritje 21.7% nga viti 2019.