Mamografia është metoda diagnostikuese që përdoret kryesisht për diagnostikimin e Kancerit të gjirit.
Mamografia për efekt kontrolli rutinë rekomandohet – për të zbuluar ndryshime të gjirit te femrat të cilat nuk shfaqin shenja, simptoma apo anomali të tjera të gjoksit. Qëllimi i këtyre kontrolleve është të zbulojë kancerin përpara shfaqjes së dukshme të shenjave klinike madje rreth dy vite para shfaqjes së tyre.
Mamografia diagnostike rekomandohet –për ekzaminimin e ndryshimeve të dyshimta të gjirit në rastet kur janë të pranishme shenjat dhe simptomat të tilla si prezenca e një mase/noduli të ri, dhimbje gjiri, ndryshime të pazakonta të lëkurës, shkarkim i gjirit, tërheqje nga brenda e thithave të gjirit.
Mamografia është proçedura që përdor rrezatimin X për vlerësimin e strukturës dhe përmbajtjes së gjirit duke zbuluar masa karakteristike dhe mikrokalçifikime që janë tipike për Kancerin e Gjirit.
Diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë. Koha është tani, bëje MAMOGRAFINË!
Por nuk mbaron këtu!
Të gjithë klientët që do të kryejnë Mamografinë falas do të mund të marrin siguracionin “JETË PLUS” nga SIGAL UNIQA me çmim preferiencial.
“Jetë Plus”, paketa e siguracionit të shëndetit, unik në llojin e saj në Shqipëri, ju mundëson akses në spitalet dhe klinikat më të mira të botës por ju mbron edhe financiarisht pasi kurimi i sëmundjeve të tilla ka kosto shumë të larta.
- “Jetë Plus” është risi e SIGAL UNIQA-s me një mbulim deri në 1 milion euro, si asnjë siguracion tjetër.
- “Jetë Plus” ju ofron mundësinë e artë të kuroheni në spitalet më të mira të botës.
- Para se të vendosni se në cilin spital do të shkoni për kurim, “Jetë Plus” ju mundëson opinionin e mjekëve të 1 prej 3 qendrave më të mëdha të kurimit në Europë. Kështu, pacienti dhe familjarët e tij do e kenë më të lehtë zgjedhjen e spitalit apo klinikës së duhur.
- Përveç kostove të pacientit, “Jetë Plus” mbulon kostot edhe për shoqëruesin e tij.
Por çfarë sëmundjesh mbulon Siguracioni “Jetë Plus”?
- Tumoret Malinje (kancer)
- Ndërhyryjet kirurgjikale në zemër
- Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
- Ndërhyrjet kirurgjikale në shtyllën kurrizore
- Transplantet nga një dhurues i gjallë
SIGAL UNIQA Group Austria, së bashku më të shëndetshëm…