17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10 aeroportet europiane me më shumë vonesa gjatë korrikut

10 aeroportet europiane me më shumë vonesa gjatë korrikut

Kaosi i udhëtimeve të verës duket se nuk do të ngadalësohet së shpejti, pasi linjat ajrore dhe aeroportet po vazhdojnë të hasin vështirësi në përballimin e volumit të lartë të pasagjerëve.

Agjencia e udhëtimeve online Hopper publikoi një studim ku janë llogaritur përqindjet e vonesave dhe të anulimeve në aeroportet e të gjithë Europës për fillimin e muajit korrik.

Këto të dhëna, të cilat u mblodhën nga Official Aviation Guide (OAG), përfshijnë fluturimet nga 1 korriku deri më 9 korrik.

Aeroporti Heathrow i Londrës ka pasur vështirësi për të përballuar volumin e lartë të pasagjerëve këtë verë, kryesisht për shkak të mungesës së personelit. Problemet janë përkeqësuar aq shumë, saqë aeroporti ka kufizuar numrin e udhëtarëve që mund të fluturojnë jashtë vendit, si dhe u ka kërkuar kompanive ajrore që të ndalojnë shitjen e biletave.

Aeroporti i Amsterdamit, Schiphol, vendosi një kufi të ngjashëm për sa i përket numrit të udhëtarëve për muajt korrik dhe gusht, sipas Revistës Airways, ndërsa kompania gjermane Lufthansa ka anuluar 900 fluturime nga Frankfurti dhe Mynihu për shkak të problemeve me mugesat e personelit.

Pavarësisht sfidave në të dyja këto aeroporte, asnjëri prej tyre nuk është renditur si një nga pesë aeroportet me më shumë vonesa në Europë. Amsterdami është renditur në vendin e 8-të, ndërsa Heathrow në vendin e 15-të, sipas Hopper. Megjithatë, këto të dhëna tregojnë vetëm situatën e nëntë ditëve të para të korrikut.

Heathrow ka pasur një rritje të vonesave me 78% krahasuar me verën e vitit 2019, sipas Hopper. Në ditën e tij më të keqe deri më tani për muajin korrik, aeroporti pati vonesa në 62% të fluturimeve të tij, gjë që, për atë ditë, do ta rendiste atë në vendin e tetë në këtë listë dhe me gjasë do të ndikonte më shumë udhëtarë në përgjithësi, raportoi Bloomberg.

Aeroporti Cote D’Azur në Nisë të Francës, i cili është aeroporti i dytë më i ngarkuar i vendit, ka shumë më pak pasagjerë sesa Aeroporti Ndërkombëtar Charles de Gaulle (CDG) në Paris. Sipas të dhënave nga Centre for Aviation, Cote D’Azur pati 1.2 milionë pasagjerë në maj të vitit 2022. Ndërkohë, për të njëjtin muaj, CDG pati 5.2 milionë pasagjerë.

Për fatin e mirë të udhëtarëve, Bashkimi Europian ka disa ligje në fuqi që i mbrojnë ata kur fluturimi i tyre anulohet, duke përfshirë edhe ofrimin e kompensimeve.

10 aeroportet që kanë pasur më shumë vonesa gjatë muajit korrik:

1.Aeroporti i Brukselit: 72% e fluturimeve me vonesë dhe 2.5% e tyre janë anuluar

2.Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit: 68% e fluturimeve me vonesë dhe 7.8% e tyre janë anuluar

3.Aeroporti Eindhoven në Holandë: 67% e fluturimeve me vonesë dhe 1.8% e tyre janë anuluar

4.Aeroporti Luton në Londër: 66% e fluturimeve me vonesë dhe 2.7% e tyre janë anuluar

5.Aeroporti Ndërkombëtar Liszt Ferenc në Budapest, Hungari: 65% e fluturimeve me vonesë dhe 2.1% e tyre janë anuluar

6.Aeroporti i Lisboa në Lisbonë, Portugali: 65% e fluturimeve me vonesë dhe 4.8% e tyre janë anuluar

7.Aeroporti Charles de Gaulle në Paris: 62% e fluturimeve me vonesë dhe 3.1% e tyre janë anuluar

8.Aeroporti Schiphol në Amsterdam: 61% e fluturimeve me vonesë dhe 5.2% e tyre janë anuluar

9.Aeroporti Cote D’Azur në Nisë, Francë: 60% e fluturimeve me vonesë dhe 3.4% e tyre janë anuluar

10.Aeroporti Gatwick në Londër: 59% e fluturimeve me vonesë dhe 1.4% e tyre janë anuluar /Business Insider

LEXO EDHENë botë asgjë nuk është falas/ Udhëtoni të qetë me SIGAL, “Shëndeti në Udhëtim” vetëm sa dy kafe

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat