Në 2021 periudhë në të cilën kulmoi pandemia nga covid-19 në spitalet publike numri i pacientëve të shtruar u rrit 17% më shumë se 2020.
Nga 220,325 pacientë të shtruar në spitale në 2020, vitin e kaluar u shtruan 257,829 pacientë sipas treguesve të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në 2021 ka pasur shitim të rasteve të trajtuara me sëmundje kardiologjie 25% më shumë se 2020. Nga 6,197 pacientë të trajtuar në 2020 7,756 pacientë të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në 2021 numri i tyre arriti në 7,756 pacientë.
Shtim ka pasur edhe për pacientët e trajtuar me radioterapi. Në 2021 numri i tyre u rrit 20% më shumë në raport me 2020.
Mjekët parashikojnë se do të këtë edhe këtë vit shtim të rritjeve të rasteve të sëmundjeve kardiake, sëmundjeve tumorale, sëmundjeve metabolike e të tjera edhe për 2022 pas epidemisë së Covid-19.
“Jetë Plus” është paketa e siguracionit të shëndetit, unik në llojin e saj në Shqipëri, që ju mundëson akses në spitalet dhe klinikat më të mira të botës por ju mbron edhe financiarisht pasi kurimi i sëmundjeve të tilla ka kosto shumë të larta.
- “Jetë Plus” është risi e SIGAL UNIQA-s me një mbulim deri në 1 milion euro, si asnjë siguracion tjetër.
- “Jetë Plus” ju ofron mundësinë e artë të kuroheni në spitalet më të mira të botës.
- Para se të vendosni se në cilin spital do të shkoni për kurim, “Jetë Plus” ju mundëson opinionin e mjekëve të 1 prej 3 qendrave më të mëdha të kurimit në Europë. Kështu, pacienti dhe familjarët e tij do e kenë më të lehtë zgjedhjen e spitalit apo klinikës së duhur.
- Përveç kostove të pacientit, “Jetë Plus” mbulon kostot edhe për shoqëruesin e tij.
Por çfarë sëmundjesh mbulon Siguracioni “Jetë Plus”?
- Tumoret Malinje (kancer)
- Ndërhyryjet kirurgjikale në zemër
- Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
- Ndërhyrjet kirurgjikale në shtyllën kurrizore
- Transplantet nga një dhurues i gjallë
Fjoralba Ponari ka një mesazh për ju
Pandemia po vret akoma, direkt dhe indirekt
INSTAT bëri të ditur se në janar-mars 2022, në vend u shënuan gjithsej 7,938 vdekje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur pandemia kulmoi dhe u regjistrua niveli më i lartë rekord i vdekjeve në historinë e Shqipërisë, numri është 22.3% më i ulët.
Por, në raport me mesataren 2016-2019 të janar-mars, kur vendi ishte në periudhë normale, fatalitetet janë rritur me 25.3%, në një tregues që pandemia vijon të vrasë, por edhe të pasojave që ka lënë te popullata që e ka kaluar Covid-19, duke përshpejtuar rastet fatale.
Mjeku pneumolog Petrit Malaj thotë se në tremujorin e parë 2022 ka pasur valë të Covid në vend, që është një fakt që ka shkaktuar rritje të vdekjeve shtesë. Ndërkohë ai pohon se Covid-19 ka shtuar barrën e sëmundjeve në vend, duke përshpejtuar humbjet e jetëve te personat që e kanë kaluar më herët atë.
Në total, që nga prilli i vitit 2020, kur filloi pandemia, në vend janë shënuar 16.2 mijë vdekje shtesë, në raport me mesataren e 2016-2019, kur ishte një periudhë normale, sipas të dhënave të INSTAT.
LEXO EDHE: Tre qytetet në Shqipëri me vdekshmërinë më të larta janar-mars 2022
SIGAL UNIQA Group Austria, së bashku më të shëndetshëm…