Muaji mars i këtij viti paraqet rritje të lëvizjes së shtetasve në të gjithë treguesit e tij.
Shifrat e publikuara nga INSTAT bëjnë me dije se hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në territorin shqiptar, për muajin Mars të këtj viti janë rritur me 60.5% dhe regjistrohen 632,961 hyrje.
LEXO EDHE: Hiqen masat anti-Covid/ Vaksina apo testi PCR jo i detyrueshëm në pikat kufitare
Me rritje paraqiten edhe dy treguesit e tjerë, nga ku hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me 62.1%, ndërsa hyrjet nga shtetasit shqiptarë janë rritur me 59.2%. Këto tregues shihet të jenë rimëkëmbur ndjeshëm nga pandemia edhe në terma tremujorësh.
Gjatë periudhës janar-mars për vitin 2022, hyrjet gjithsej janë rritur me 33.2%, nëse do ta krahasonim me tremujorin e parë të vitit 2021. Nëse do të flisim për daljet ndryshimi paraqitet pozitiv po ashtu.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit mars 2022 janë 689.064, duke shënuar një rritje me 66,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit mars 2022 janë 388.067 dhe shihet të jetë rritur me 51,7 %. Nga ana tjetër, daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit mars 2022 është rritur me 90.9%.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 numri i daljeve të shtetasve gjithsej nga territori i Shqipërisë është rritur me 44.9%, krahasuar me periudhën janar-mars të vitit që lamë pas.
LEXO EDHE: 4 EURO apo 10 mijë EURO?
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar gjithashtu treguesin mbi hyrjet sipas shteteve. Ajo që vihet re nga shifrat është se gjatë tremujorit të parë të vitit hyrjet nga Kosova kanë rënë me 9.5%.
Siç e paraqet edhe grafiku, Kosova është i vetmi vend me rënie, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021. Rritjen më të madhe gjatë kësaj periudhe e kanë regjistruar hyrjet nga Greqia, me 403.3%.
Rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe hyrjet nga vende si Anglia, me 335% apo Spanja me 330%. Rritjen më të ulët e kanë shënuar hyrjet nga Maqedonia e Veriut me 4.2%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.