11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreCovid-19Kostot e dëmtimeve të futbollistëve në “Big 5” arrijnë në 279 mln...

Kostot e dëmtimeve të futbollistëve në “Big 5” arrijnë në 279 mln €

Sipas një studimi të ri, në gjysmën e parë të sezonit 2021/22, dëmtimet e futbollistëve u kushtuan klubeve të “Big 5” (Angli, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë) 279.49 milionë euro.

Raporti “Feeling the Strain” u publikua nga ndërmjetësuesi i sigurimeve Howden, divizioni “Sport and Entertainment”, i cili në Indeksin e përkohshëm të dëmtimeve në futbollin europian për meshkuj zbulon se në gjysmën e parë të sezonit 2021/22 u shënuan 2.524 dëmtime, me kosto totale 279.49 milionë euro.

Kjo shifër krahasohet me 3.998 dëmtime që u regjistruan në gjithë sezonin e kaluar, duke treguar se në pesë muaj lojë, klubet e “Big 5” kanë shpenzuar thuajse 60% të kostos së dëmtimeve të regjistruara gjatë gjithë sezonit 2020/21, duke ilustruar efektet në afat të gjatë të pandemisë së Covid-19.

Indeksi tregon se sa futbollistë të Premier League angleze, Bundesligës, Serisë A, La Liga spanjolle dhe Ligue 1 u dëmtuan dhe sa u kushtuan klubeve të tyre kur munguan në fushë në gjysmën e parë të sezonit 2021/22, duke kombinuar shifrat e dëmtimeve dhe pagat për çdo klub.

Raporti zbulon se kampionati më i goditur është Premier League Angleze, ku kostoja e dëmtimeve për klubet angleze ishte 105.09 milionë euro, me 629 dëmtime individuale.

Hulumtimi i Howden është veçanërisht aktual me debatin që po zhvillohet në lidhje me mirëqenien e futbollistëve dhe nëse ka shumë ndeshje.

-Në Europë, klubi me numrin më të lartë të dëmtimeve të lojtarëve është Bayern Munich në Gjermani (60), ndjekur nga Chelsea (55) dhe Juventus (54).

-Klubi me kostot më të larta të dëmtimeve në Europë është Real Madrid me 19.52 milionë euro, ndjekur nga Paris Saint-Germain (16.79 milionë euro) dhe Chelsea (16.40 milionë euro)

-Dëmtimet në gjysmën e parë të sezonit 2021/22 u kushtuan klubeve të Ligue 1, 32.4 milionë euro, edhe pse 52% u pagua nga vetëm një klub – Paris Saint-Germain. Ndërkohë shuma mesatare e shpenzuar për dëmtimet e lojtarëve në Ligue 1 ishte vetëm 1.62 milionë euro për klube. PSG ka shpenzuar 10-fishin e kësaj shifre.

-Kosto mesatare totale e dëmtimeve për kampionat ishte 55.90 milionë euro.

Efektet e Covid-19

Mungesat e lidhura për shkak të Covid-19 u kushtuan klubeve në gjysmën e parë të sezonit 2021/22 38.47 milionë euro. Studimi zbuloi se në 5 kampionatet kryesore në Europë u regjistruan 256 mungesa për shkak të Covid-19 në muajin dhjetor dhe 140 të tjera në janar, ndërkohë që varianti Omicron është përhapur në gjithë botën.

-Kjo shifër është 10 milionë euro më pak krahasuar me shifrën totale të sezonit të kaluar në pesë kampionatet kryesore – 48.25 milionë euro.

-Ajo përfaqëson një mesatare prej 390.000 euro për klube.

-Deri më tani, për sezonin 2021/22, La Liga ka regjistruar numrin më të madh të lojtarëve pozitiv ndaj Covid-19, 134, krahasuar me vetëm 66 në të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar.

LEXO EDHE: Kampionët i besojnë SIGAL UNIQA-s/ Sigurimi për Sportistët, partneri juaj për një karrierë të suksesshme

SIGAL UNIQA Group Austria, si një kompani që gjithmonë ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë sportin, ka sjellë produktin e saj “Sigurimi për çdo sportist”.

 Çfarë ofron ky siguracion?

  1. Mbulon emergjencat mjekësore
  2. Ndërhyrjet kirurgjikale
  3. Vizitat mjekësore
  4. Vizitat diagnostikuese, MRI, CT, fizioterapi
  5. Ilaçet

 Sa kushton kjo paketë sigurimi?

Gjithçka ju treguam më sipër ka një çmim duke nisur nga 50 euro në vit.

 Prandaj mos e lini karrierën tuaj në duart e fatit.

Ju mendoni për golat, koshat dhe rekordet, SIGAL UNIQA për shëndetin TUAJ.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat