“Sistemi financiar në Maqedoninë e Veriut është i qëndrueshëm dhe është i gatshëm për t’iu pëgjigjur sfidave që mund të shfaqen nga konflikti ruso-ukrainas, ashtu siç u përballua me reziqet gjatë gjithë periudhës së pandemisë.
Të gjitha shërbimet financiare ofrohen pa pengesa dhe do të vazhdojnë të ofrohen edhe më tej, në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe sektorit të korporatave”.
Këto janë disa nga konstatimet e mbledhjes më të fundit të Komitetit për Stabilitet Financiar, në të cilën u shqyrtuan lëvizjet më të reja të sektorit financiar në kontekst me aktualitetin gjeopolitik, kryesisht lidhur me konfliktin ushtarak në Ukrainë.
Mbledhja u drejtua nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ndërsa morrën pjesë edhe ministri i financave, Fatmir Besimi, Kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë Nora Aliti, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjensisë për Mbikqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), Maksud Ali dhe kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjensisë së Mbikqyrjes së Sigurimeve (AMS), Kerste Shajnovski.
Kryetari i ASM theksoi se në vitin 2021 tregu i sigurimeve ka arritur rritje të konsiderueshme prej 15%.
“Më e rëndësishmja është se kompanitë e sigurimeve kanë në dispozicion kapital që është katër herë më i madh se sasia e nevojshme e kufirit të aftësisë paguese, çka vërteton aftësinë paguese të lartë të enteve të tregut, si dhe kualiteti i lartë i instrumenteve për llogaritjen e kapitalit të kompanive të sigurimeve, janë bazë e mirë dhe garanci për ruajtjen e aftësisë paguese.
Rritja e primit bruto të shkruar shkaktoi rritje edhe tek shpenzimet, rritje në pagesat e dëmeve dhe kostove të operimit. Kjo kontribon në përkeqësimin e arritjeve financiare.
Zhvillimet në Ukrainë nuk ndikojnë negativisht në tregun e sigurimeve, sepse në lidhje me menaxhimin e rreziqeve, as nga ana e detyrimeve as edhe nga ana e fondeve nuk jemi të ekspozuar drejtpërdrejtë ndaj rreziqeve nga Ukraina”, tha Shajnovski.
LEXO EDHE: RMV/ Rritje e tregut të sigurimeve gjatë vitit 2021, UNIQA mes kompanive që paguan më shumë dëme