14.5 C
Tirana
Friday, January 10, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPronar i një shtëpie në rajon/ Indeksi i Numbeo-s: Ja sa vite...

Pronar i një shtëpie në rajon/ Indeksi i Numbeo-s: Ja sa vite duhen për të blerë një apartament në Tiranë

Blerja e një apartamenti është ndër investimet më të rëndësishme dhe më të synuara nga familjet shqiptare dhe jo vetëm.

Vitet e fundit tregu i pasurive të paluajtshme ka pësuar rritje të ndjeshme, duke e bërë blerjen e një apartamenti më të kushtueshëm, sidomos në kryeqytete, ku kostot e jetesës janë gjithashtu më të larta.

Sipas të dhënave të publikuara nga Numbeo, indeksi i përballueshmërisë për blerjen e një apartamenti, i cili matet nga raporti i çmimit mesatar të apartamenteve me të ardhurat mesatare vjetore të disponueshme të një familjeje, tregon se për të blerë një apartament në kryeqytetin e Shqipërisë duhen mesatarisht 16.6 vite të ardhura.

Kjo paraqet një ulje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar, kur kjo periudhë ishte 16.7 vite.

Në përllogaritjen e këtij indeksi përfshihen disa elemente kyçe, si çmimi i një metri katror në qendër dhe periferi, të ardhurat neto, si dhe kushtet e kredive afatgjata.

Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më e përballueshme është blerja e një apartamenti për familjet.

Të dhënat tregojnë se , qyteti më i shtrenjtë për blerjen e një apartamenti është Beogradi, ku një familjeje i duhen mesatarisht 19.6 vite të ardhura.

Ndërsa në Maqedoninë  e Veriut apartamentet janë më të përballueshme. Një familjeje në këtë shtet i duhen mesatarisht 14.9 vite të ardhura për të mundësuar blerjen e tij. Në Kosovë, blerja e një apartamenti kërkon mesatarisht 15.8 vite të ardhura, duke qenë pak më e favorshme krahasuar me Shqipërinë.

Nga ana tjetër, Mali i Zi renditet si vendi me indeksin më të ulët, ku një familjeje i  duhen vetëm 11.3 vite të ardhura për tu bërë pronar i një shtëpie duke e bërë atë destinacionin më të përballueshëm për pasuritë e paluajtshme.

LEXO EDHEA është prona juaj e siguruar nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore? 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat