15.5 C
Tirana
Sunday, October 6, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi sulmi i Iranit rrezikon të ndryshojë hartën e Lindjes së Mesme

Si sulmi i Iranit rrezikon të ndryshojë hartën e Lindjes së Mesme

Sulmi i Iranit ka ndryshuar më tej dinamikën e konflikteve të Izraelit në Lindjen e Mesme nga një luftë që përfshin organizatat e mbështetura nga Iranit, drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis dy fuqive ushtarake rajonale.

 

Është hera e dytë që Irani ka nisur një sulm ajror ndaj Izraelit këtë vit, por breshëria e së martës ishte e përmasave më të mëdha.

Në prill, Irani nisi një sulm të paprecedentë me dron dhe raketa në shkallë të gjerë  ndaj Izraelit, sulmi i parë i tillë nga toka iraniane, duke e cilësuar si një hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në një seli diplomatike iraniane në Siri.

 

Irani njoftoi 72 orë njoftim përpara atij sulmi, i cili shihet gjerësisht si i projektuar për të minimizuar viktimat, teksa Izraeli nga ana tjetër mundi të kapë çdo predhë të lëshuar.
Këtë herë, Izraeli mësoi për kërcënimin vetëm disa orë para aksionit.

 

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder tha se breshëria e Iranit të martën ishte dy herë më e madhe se sulmi i prillit. Ai përfshinte gjithashtu shumë më tepër raketa balistike, të cilat janë më të vështira për t’u kapur, duke paraqitur një kërcënim real për qytetarët izraelitë.

 

Nuk ka vend për diplomaci?

 

Diplomacia deri më tani nuk ka arritur të ndërmjetësojë një marrëveshje midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani. Po ashtu, armëpushimi dhe negociatat e pengjeve midis Hamasit të mbështetur nga Irani dhe Izraelit kanë dështuar.

 

Deri disa javë më parë, disa zyrtarë të lartë amerikanë besonin se Uashingtoni kishte ndihmuar për të penguar me sukses një sulm në shkallë të gjerë iranian kundër Izraelit, thanë burimet për CNN.

 

“Unë mendoj se Nasrallah ishte pika e fundit për Iranin”, tha Jonathan Panikoff, një ish-analist i lartë i inteligjencës i specializuar në rajon.

 

Pa një platformë të hapur dhe Izraeli që duket se nuk dëshiron të bëjë kompromis me armiqtë e tij rajonal, sulmi i së martës është ndoshta shenja më e qartë që një luftë rajonale mjaft e frikshme mund të aktiviziohet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat