8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet interesi për të blerë prona në zonat bregdetare

Rritet interesi për të blerë prona në zonat bregdetare

Kërkesa për të blerë një shtëpi në Vlorë dhe Durrës është rritur ndjeshëm, që sipas ekspertëve pritet të sjellë edhe një bum në ndërtim.

“Është hera e parë që kemi kërkesën dhe ofertën në disproporcion. më shumë kërkesë së ofertë. Ne do i kthehemi edhe njëherë fazës së parë të ndërtimit pasi ndërtimi sot, përveçse në banesa është edhe në hoteleri, por do ketë një bum edhe në këtë drejtim sepse ka shumë ndërtesa jo vetëm nga vlonjatët, por edhe italianë, gjermanë, amerikanë. Kemi çdo ditë kërkesa që duam të blejmë shtëpi”, thotë për Vizion Plus kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Vlorë, Arben Breshani.

“Tashmë janë intensifikuar tefonatat dhe kërkesat për blerjen e apartamenteve . Zonat më të kërkuara Vollga dhe qendra e qytetit. Por pa harruar edhe vijën e parë dhe të dytë plazhit. Zona e Golemtit, Qerreti, aty janë rezidencat e reja dhe ka interes”, tha Florian Tahiri, administrator agjencie imobiliare.

Referuar çmimeve, ato nuk premtojnë  ulje sipas Breshanit, duke variuar nga 800 deri në 2800 euro në zonat më të mira. Kjo pasi blerja e një shtëpie në Vlorë është kthyer edhe një biznes fitimprurës.

“Kërkesa e parë është që e blejnë për veten e tyre. Është rritur shumë edhe ideja për t’i pasur si biznes, sepse airbnb është bërë konkurrente, është kthyer në një farë biznesi blerja e banesave”.

Edhe në Durrës situata e çmimeve është në të njëjtin nivel.

“Çmimet e apartamenteve kanë shënuar një rritje të lehtë, ku apartamente në qendër të qytetit shiten me 1000 deri 1200 euro për metër katror, ndërsa zona e Vollgës për apartamente në vijnë e parë me pamje nga deti shkojnë deri në 2000 euro”.

Ndërkohë shumë shpejt pritet të nisë edhe rivlerësimi i pronave që mund t’i japë zhvillim të mëtejshëm sektorit.

 

Shpenzojmë të gjitha kursimet për blerjen e një prone, kursehemi tek mbrojtja e saj

 

Ne shqiptarët e kemi të shenjtë pronën, ndaj investojmë aty kursimet e një jete të tërë. Por ndryshe ndodh me Sigurimin e tyre, duke qenë mes vendeve të fundit sa i përket shpenzimeve për frymë në këtë drejtim.

 

Çdo njeri gjatë gjithë  jetës së tij, me vetëdije apo pavetëdije, ekspozohet  ndaj rreziqeve të ndryshme të cilat mund të sjellin pasoja negative në pasuritë e paluajtshme që zotëron dhe jo vetëm.

 

Riparimi i këtyre pasojave ka veç të tjerash edhe një kosto financiare, ndaj duhet ti kushtojmë vëmendjen e duhur instrumenteve të mbrojtjes ndaj dëmeve që mund të vijnë si pasojë e rreziqeve të ndryshme.

Një prej metodave më efikase për realizimin e kompensimit financiar në raste dëmesh është sigurimi vullnetar i pronës.

Sigurimi i pronës jo vetëm mbron pronën tuaj nga dëmtimi ose vjedhja, por  në shumicën e rastëve lehtëson punën tuaj.

Përmes skemës së sigurimit të pronës, individët ose entitetet kanë mundësinë të marrin një dëmshpërblim financiar në rastet kur vërtetohet se prona e tyre ka pësuar dëme si rezultat i një force madhore e cila ka ndodhur jashtë  kontrollit të pronarit.

E thënë me fjalë të thjeshta ju pranoni të paguani një tarifë të caktuar në një kompani sigurimi, në këmbim të një  premtimi nga shoqëria se ajo do t’ju kompensojë financiarisht në rastin e një dëmi potencial ndaj pronës tuaj.

Sigurimi është një formë e transferimit të riskut nga klienti tek shoqëria e sigurimit. Në këtë mënyrë, sigurimet reduktojnë barrën financiare të familjes apo biznesit dhe kanë një impakt të rëndësishëm social pasi ulin kostot individuale dhe publike në rast të fatkeqësive të paparashikuara.

Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës?

  • Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë siguron pronën nga humbjet, dëmtimet ose shkatërrimet në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e zjarrit, tërmetit, përmbytjet, rrufesë, stuhisë, etj.
  • Sigurimi nga vjedhja garanton dëmshpërblim për sendet e vjedhura të listuara në kontratën e sigurimit.

 

Në të njëjtën kohë ju mund të siguroheni edhe për dëmet që u shkaktohen edhe palëve të treta, duke deleguar përgjegjësinë financiare të dëmit tek shoqëritë e sigurimit.

 

KOSTOT E SIGURIMIT

Kostoja financiare e Sigurimit të Pronës është e përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë me një kosto maksimale që nuk kalon 1 euro për m2. Nëse apartamenti juaj është 100 m2 atëherë primi juaj i sigurimit nuk do të jetë më shumë se 100 Euro në vit.

 

 

LEXO EDHEBenefitet e Sigurimit të Pronës në SIGAL UNIQA

 

Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:

 

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat