8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet7-mujori 2024/ Cila kompani sigurimi ka paguar më shumë dëme?

7-mujori 2024/ Cila kompani sigurimi ka paguar më shumë dëme?

Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vijuar tendencën në rritje edhe gjatë muajit korrik të këtij viti.

Sipas të dhënave të pubklikuara pak ditë më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për 7-mujorin 2024 kapën vlerën e rreth 14.2 miliardë lekëve, në rritje me 7.58% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Tregu vijon të mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, që zënë 91.65% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës 8.31% dhe risigurimi 0.042%.

Nëse e ndajmë tregun sipas llojit të sigurimit, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.96% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.04% të totalit të tregut.

Sa i përket dëmeve të paguara, për 7-mujorin e këtij viti, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 44,49 milionë Euro.

 

Por cila kompani sigurimi ka paguar më shumë dëme? 

 

Referuar gjithmonë të dhënave nga raporti i AMF, SIGAL UNIQA Group Austria dhe SIGAL Life UNIQA Group Austria janë kompanitë me numrin më të lartë të dëmeve të paguara.

Në Sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA ka paguar tek klientët e saj gjatë këtij 7-mujori mbi 10,4 milionë Euro, ndërsa në Sigurimet e Jetës, SIGAL Life UNIQA ka paguar rreth 823 mijë Euro.

Dëmet e paguara në Sigurimet e Jo-Jetës 

 

 

Dëmet e paguara në Sigurimet e Jetës 

 

Në total, Grupi “SIGAL UNIQA” ka paguar gjatë këtij 7-mujori mbi 11,2 milionë Euro dëmshpërblime ose 25% të totalit të 12 kompanive të sigurimit të operojnë në Shqipëri.

 

Grupi “SIGAL UNIQA”

I themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, Grupi “SIGAL UNIQA” operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.

Sot, pas më shumë se 25 vjetësh, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, pjesa më e madhe e tyre edhe Online.

Ajo numëron 1.5 milion klientë dhe mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në të trija shtetet.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të këtij grupi sigurimesh.

 

LEXO EDHE: Çerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për SIGAL; Brandstetter: E mrekullueshme dhe e pabesueshme ajo ç’ndodhi para 25 vjetësh

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat