2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKredia për shtëpi/ Ç'ndodh në rast mospagimi kësti, mungesës së kolateralit apo...

Kredia për shtëpi/ Ç’ndodh në rast mospagimi kësti, mungesës së kolateralit apo kur kredimarrësi ndërron jetë?

Çmimet e tregut imobiliar në vend po rriten gjithnjë e më shumë, ku shumica e familjeve të reja e kanë të pamundur të përballojnë financimin e një banesë me vlerë të plotë.

Kjo ka bërë që shumë individë dhe familje të drejtohen nga bankat për marrjen e një kredie hipotekore, për të financuar blerjen e një banese.

Po a mund të marrë kushdo një kredi? Çfarë ndodh nëse nuk e paguan në kohë? Kush e paguan kredinë kur kredimarrësi ndërron jetë?

Në një intervistë në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, ekspertja sqaroi se një personi që i jepet kredi i bëhet një rezyme se çfarë historiku ka me kreditë e mëparshme dhe të ardhurat që ka nëse do të mund të përballojë këstin e kredisë.

Në rast të problemeve me pagesat e kredisë, ajo tha se bankat kanë procedura që caktuar që rimodelojnë këstin në mënyrë që një familje ta paguajë.

Në rast se nuk ka mundësi pagimi të kredisë, atëherë shtëpia vendoset nën sekuestro por kjo nuk ndodh në një kohë të menjëhershme pasi kredimarrësit i lihet një kohë deri në 2-3 vite që të mund të ripaguajë këstin me aq sa ka mundësi duke rimodeluar këstin e kredisë.

“Një bankë nuk lëshon kredi nëse historiku i kredive nuk është pozitive për një familje apo individë. Më pas shikohet niveli i të ardhurave. Duhet të përballojnë këstin e kredisë dhe shpenzimet familjare. Elementi i tretë është plani i investimit që përbëhet nga pjesa që i takon kredimarrësit pra pjesa që ai vetë investon dhe më pas kredia. Kontributi i kredimarrësit dhe kredia duhet të bëjnë 100 % planin për investimin. Kreditë për shtëpi janë të garantuar me hipotekë.  Bankat me kompanitë e ndërtimit kanë gjetur forma bashkëpunimi për të garantuar kredinë duke patur pritshmëri mbi një hipotekë të ardhshme për shtëpinë që financon. Kur nuk shlyen dot kredinë duhet që kredimarrësi të kontaktoj me bankën që ka financuar për të zgjidhur problemin. Ka praktikë e procedurë specifike për të zgjidhur problemin dhe nëse problemi është i gjatë në kohë ka forma për ristrukturuar kredinë dhe nëse asnjë nga këto forma nuk i jep zgjidhje problemit do të shkojmë për një kredimarrës problematik. Bamka nuk tenton direk sekuestron e shtëpisë pasi shkakton problem që banka kërkon t’i evitojë. Nëse asgjë nuk çon në zgjidhjen e problemit, atëherë sekuestrimi ndodh në fund. Nuk ndodh menjëherë, kredimarrësit i jepet një kohë 2-3 vjeçare që të zgjidh problemin”.

Pyetjes nëse duhet një hipotekë në dorë për të lënë kolateral për marrjen e një kredie për shtëpi, sot bankat dhe kompanitë e ndërtimi kanë marrëveshje bashkëpunimi për të lëshuar kredi edhe pa dalë ende hipoteka.

Lidhur me rastet kur kredimarrësi ndahet nga jeta, pagesa e kredisë behet nga sigurimi jetës.

“Kur ndodh që kredimarrësi të ndahet nga jeta zgjidhet përmes sigurimit të jetës. Kompania shlyen detyrimin”.

LEXO EDHE: Janar-Shkurt, 7.4 mld lekë kredi për blerje shtëpie/ Çfarë duhet të dini para një veprimi kaq të rëndësishëm

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat