Një 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti në ambientet e punës, në një kompani të prodhimit të pijeve alkoolike.
Për këtë rast është arrestuar punonjësi 56-vjeçar nga Tirana, i cili ka qenë duke sistemuar disa palete me një mjet pune pirun ku dy prej tyre janë rrëzuar dhe kanë zënë poshtë 54-vjeçaren K.B.
Punonjësja është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.