Raporti i fundit i Barometrit të Riskut, publikuar nga “Allianz” tregon se, incidentet kibernetike janë rreziku më i madh me të cilin përballen bizneset e të gjitha madhësive në Evropë.
Sipas raportit, në vitin 2023 pa një rritje të incidenteve kibernetike, me hakerat që synonin gjithnjë e më shumë teknologjinë e informacionit dhe zinxhirët e furnizimit.
Miratimi i Inteligjencës Artificiale (AI) dhe siguria e dobët kibernetike rreth përdorimit të pajisjeve celulare po kontribuojnë në cenueshmërinë e shumë organizatave ndaj sulmeve kibernetike.
Si të përballojmë rreziqet e krimit kibernetik
Parandalimi i sulmeve kibernetike po bëhet më i vështirë ndaj aftësitë e zbulimit dhe reagimit të hershëm janë për rrjedhojë kyçe në aftësinë e një biznesi për të qëndruar elastik.
Aktualisht, pjesa më e madhe e buxheteve të sigurisë së IT-së shpenzohet për masat parandaluese, me vetëm rreth 35% që shkojnë për zbulimin dhe reagimin.
Zbulimi i hershëm është çelësi për të ndaluar humbjet nga përshkallëzimi dhe një pjesë më e madhe e buxheteve duhet t’i kushtohet aftësive të zbulimit dhe reagimit, sipas kreut global të pretendimeve kibernetike në “Allianz Commercial”, Michael Daum.
Shqetësimet nga Katastrofat Natyrore, në rritje
Një nga rreziqet më të rëndësishme në Evropë për vitin 2024, krahasuar me 2023 janë katastrofat natyrore, të cilat rënditen në vendin e tretë, nga vendi i gjashtë një vit më parë.
LEXO EDHE: Humbjet nga Katastrofat Natyrore në 2023 arritën në 380 miliardë dollarë
Madje, në disa vende evropiane, rreziku nga katastrofat natyrore rënditet e para. Si për shembull në Greqi, e cila pësoi dëme koloasale nga fatkeqësitë natyrore vitin e kaluar.
Greqia pësoi thatësirë të rëndë dhe zjarre të përhapura, duke përfshirë zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në Bashkimin Evropian, duke kërkuar evakuime në shkallë të gjerë dhe duke shkaktuar humbje tragjike të jetës, e ndjekur nga përmbytjet më të këqija të regjistruara ndonjëherë në vend si pasojë e stuhisë tropikale “Daniel”.
Rreziqet e katastrofave natyrore kryesuan gjithashtu listën e shqetësimeve në Hungari, ku përmbytjet shkaktuan daljen e Danubit nga brigjet e tij vitin e kaluar, dhe Slloveni, e cila pa reshje shiu të një muaji në 24 orë duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe humbje ekonomike prej më shumë se 500 milionë eurosh.
Ngjarjet më të shumta dhe më të rënda të katastrofave natyrore, frekuenca dhe ashpërsia e shtuar e të cilave nxitet pjesërisht nga ndryshimet klimatike, kanë ndikime të drejtpërdrejta për bizneset e të gjitha madhësive dhe në të gjithë sektorët.
Nërprerja e biznesit është shpesh rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimeve klimatike dhe ngjarjeve të rënda të motit dhe katastrofave natyrore që mund t’i përkeqësojnë.
LEXO EDHE: Bota mbetet e papërgatitur përballë rrezikut të katastrofave klimatike. Po Shqipëria?