Një aksident është regjistruar në një kafene në Itali, në qytetin e Torinos, ku një makinë përplaset me dërën e lokalit dhe përfundon duke marrë para disa klientë.
Në videot e sigurisë të cilat jane publikuar nga mediat italiane, duket makina e cila ka humbur kontrollin dhe thyen derën e kafenesë, duke marrë para disa klientë të cilët ndodheshin pranë daljes.
Ngjarja ndodhi teksa klientët po shijonin mëngjesin e tyre brenda kafenesë.
Shtatë persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa fatmirësisht nuk ka raportime për viktima.
Sipas mediave lokale, matësi i shpejtësisë në makinë në momentin e përplasjes u bllokua në 115 km/h.
“Mund të ishte një tragjedi e vërtetë, të paktën 10 njerëz mund të kishin vdekur”, ka thënë për mediat vajza e pronares së kafenesë. Ndërsa policia po heton ende rrethanat e aksidentit.
LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe