Kriza në Detin e Kuq ka filluar të ndikojë në eksportet e Indisë drejt SHBA, BE, pjesë të ndryshme të Afrikës dhe Lindjes së Mesme duke rritur kështu kostot e transportit dhe sigurimit bashkë me të, tha një zyrtar i lartë.
Teksa ministria e mbrojtjes po ofron siguri duke shoqëruar disa dërgesa, numri i eksportuesve që përdorin rrugën e Detit të Kuq është zvogëluar.
Sekretari i Tregtisë Sunil Barthwal u takua me kompanitë e transportit detar dhe eksportuesit për të vlerësuar situatën pasi gjigandi i transportit ‘Maersk’ vendosi të pezullojë të gjitha tranzitet përmes Detit të Kuq/Gjirit të Adenit për shkak të sulmeve nga rebelët Houthi me bazë në Jemen.
Sipas ekspertëve, nëse konflikti zgjat mund të lindin ndërprerje në të ardhmen e afërt.
“Nuk ka mungesë të kontejnerëve të transportit, por koha e kthimit është rritur me 14 ditë“, thonë zyrtarët.
Deti i Kuq lidh Evropën dhe Azinë përmes Kanalit të Suezit, i cili përdoret nga 1/3 e anijeve të mallrave.
Për të shmangur sulmet ndaj tyre, transportuesit kanë ridrejtuar lundrimet përmes Kepit jugor të Shpresës së Mirë në Afrikë, duke shtuar kështu kohën e tranzitit.
Ndaj eksporti i mallrave drejt Evropës, SHBA-ve, Afrikën etj po merr më shumë kohë dhe po kushton më shumë.
Industria pret që eksportet e Indisë drejt Evropës, SHBA, Afrikën, Lindjes së Mesme etj, që arrijnë në 200 miliardë dollarë, mund të jenë në rrezik nëse situata në Detin e Kuq kërkon shumë kohë për t’u zgjidhur.