4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Javë e ngrohtë për Dhjetorin', sinoptikanja: Kjo ditë do të sjellë reshje...

‘Javë e ngrohtë për Dhjetorin’, sinoptikanja: Kjo ditë do të sjellë reshje shiu dhe dëbore

Java ka nisur me kthjellime dhe ashtu do të vazhdojë deri ditën e enjte.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” bën me dije se parashikohet që ditën e premte, kthjellimet të ja lënë vendin reshjeve të shiut në Ultësirën Perëndimore dhe atyre të dëborës në zonat malore.

Java ka nisur me diell. Siç e kemi parë, kthjellimet do të jenë prezente gjatë kësaj jave, duke filluar që sot e deri të enjten, moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Parashikohet që dita e enjte do të nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë reshje në zonat veriore dhe disa zona në qendër, duke lënë jugun nën ndikimin e kthjellimeve. Dita e premte do të sjellë reshje në të gjithë territorin shqiptar. Të premten, do të kemi reshje shiu pothuajse në të gjithë Ultësirën Perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore. E premtja parashikohet të ketë edhe rrebeshe”.

 

Këtë javë do të na shoqërojnë temperaturat shumë më të ngrohta se java që lamë pas, duke kulmuar me ditën e enjte ku termometri do të regjistrojë deri në 20 gradë Celsius.

Përsa i përket vlerave termike, temperaturat kanë pasur një rënie të lehtë. Mëngjesi relativisht i ftohtë në zonat malore, në Peshkopi -3 gradë, parashikohet që maksimalet sot të ngjiten në 14 gradë. Kjo javë do të jetë një javë shumë më e ngrohtë duke e krahasuar me javën që lamë pas.

Dita e martë dhe dita e mërkurë, po ashtu edhe e enjtja të sjellin rritje të temperaturave, sidomos në mesditë, duke bërë që maksimalet do të arrijnë deri në 20 gradë ditën e enjte. Parashikohet që nga e hëna në të enjte, të shikojmë një mot jo të zakonshëm përsa i përket Dhjetorit.

Dita e premte do të sjellë rënie në mesditë për shkak se do të kemi prezencën e reshjeve, ka sinjale që edhe fundjava do të jetë e paqëndrueshme”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat