“Nëse shtoni pak nga pak, por do ta bëni shpesh, së shpejti pak do të bëhet shumë”, Hesiodi, poeti më i vjetër grek.
Njeriu gjithmonë e ka pasur nevojën të ndihet i qetë për të ardhmen dhe të përballojë paparashikueshmërinë e jetës, duke vënë një shumë parash mënjanë. Andaj kursimi ka pasur përherë një rëndësi të veçantë në financat personale.
Jeta ka gjithmonë të papritura, pasiguri, ndaj dhe aftësia për të kursyer është një element që rrit sigurinë tonë për të ardhmen.
Ekzistojnë forma të ndryshme të kursimit dhe një ndër to është edhe pensioni privat, i cili, edhe pse në shifra të ulta, po njeh rritje graduale edhe në Shqipëri.
Përse një Fond Pensioni Privat?
Ndërsa arrijmë moshën e pensionit, të ardhurat (kursimet) do të pësojnë ulje, prandaj ne duhet të sigurojmë mjetet tona për stabilitet financiar dhe siguri pas daljes në pension, gjë që mundëson ruajtjen e standardit të jetesës.
Pensioni shtetëror nuk mjafton dhe skema me të cilën operon është gjithmonë në përkeqësim, prandaj është e rëndësishme të kurseni sot, në mënyrë që të keni kursimet tuaja në momentin e daljes në pension.
Si funksionon një Fond Pensioni Privat?
Për t’u bërë pjesë e Fondit të Pensionit duhet të nënshkruhet kontrata e anëtarësimit.
Shuma e pagesave të pensionit që përfitohet në të ardhmen do të varet nga shuma e kontributeve, norma e kthimit të fituar nga investimet e kontributeve, periudha e investimit si dhe nga kohëzgjatja e pagesave të pensionit në të ardhmen.
Shuma minimale e kontributit për secilin është 1,000 lekë.
Fondi i Pensionit Vullnetar ndahet në dy skema: Skema Profesionale (në të cilën përfitohet dhe kontributi i kompanisë) dhe Skema Individuale.
Sa të sigurta janë paratë e mia? Ku do të investohen këto para?
Asetet e Fondit të Pensionit investohen vetëm në:
Tituj shtetërorë të emetuar dhe të garantuar nga Qeveria e Shqipërisë, kryesisht në Obligacione Afatgjatë të emetuara në Republikën e Shqipërisë dhe depozita bankare.
Përse fond pensioni dhe jo bankë?
Nga vetë emri është Fond Pensioni që nuk mund të përdoret për qëllime të tjera.
Ju mund të tërhiqni shumën e depozituar:
- 5 vjet para moshës së daljes në pension;
- gjatë moshës së pensionit;
- në rast humbjeje aftësie për punë në mënyrë të përhershme.
Në qoftë se unë s’e arrij dot moshën e pensionit, çfarë ndodh me paratë e mia?
Çdo kontribut në Fondin e Pensionit është i trashëgueshëm dhe i transferueshëm. Asetet në llogarinë e tij do t’i shpërndahen trashëgimtarëve në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë trashëgiminë.
Si mund t’i tërheq unë paratë e mia në momentin e përmbushjes së kushteve ligjore?
Format e tërheqjes së parave janë:
- Në mënyrë të menjëhershme;
- Në mënyrë periodike;
- Kombinim i dy mënyrave të mësipërme
Çfarë përfitimesh ka individi?
- Kontributet ne fond janë fleksibël (mund të ndryshohet shuma, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi pa penalitete);
- Larmishmëri planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara;
- Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi;
- Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit është i trashëgueshëm (në ndryshim nga skema shtetërore të cilën nuk e përfiton njeri);
- Mundësi kthimi të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;
- Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare). Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75%.
Çfarë përfitimesh ka punëdhënësi?
- Pjesë e politikave të burimeve njerëzore, duke e diferencuar biznesin nga bizneset e tjera konkurrente;
- Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij, vlerësohen si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 480,000 lekë dhe kjo shumë vlerësohet si shpenzim i zbritshëm, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit;
- Ulje e largimit të punonjësve;
- Punonjës më të motivuar dhe produktivë
Pse “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”?
- Aktiv prej 17 më shumë se vitesh në treg, në të gjithë Shqipërinë
- Mbi 26 milionë euro asete në administrim të mbi 12.000 klientëve dhe 140 bizneseve
- Pjesë e “UNIQA INSURANCE Group” prej vitit 2007
- Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi
- Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara
- Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj
- Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë
- Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj
- Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme
- Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt
- Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;
- Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
- Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: fondisigal.com.al
- Sipas raportit të AMF mbi ecurinë e fondeve të pensioneve në vendin tonë për 6-mujorin e parë të vitit 2023, SIGAL UNIQA Fond Pensioni rezulton të ketë vlerën më të madhe të aseteve, mbi 26 milionë Euro, teksa i gjithë tregu ka rreth 58 milionë euro.
Bonuse për klientët
Duke qenë pjesë e “SIGAL UNIQA Group Austria”, me anëtarësimin në “SIGAL UNIQA FOND PENSIONI”, krahas kursimeve tuaja që rriten, keni mundësinë që vetëm me kartën e anëtarësisë të përfitoni nga bonuset fantastike që ju ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.
Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:
E-mail: [email protected]
Tel: +355 44 511 666