15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdikimi i ndryshimeve klimatike në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mali Zi

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mali Zi

Zona ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi i ka ndjerë vitet e fundit efektet e ndryshimeve klimatike me shtimin e erozionit bregdetar, zjarreve në sipërfaqet pyjore dhe përmbytjet thuajse të përvitshme.

Sipas profesorit të Universitetit të Shkodrës, Ervin Krymi, këto fenomene kanë rrezikuar popullatën dhe dëmtuar ekonominë e një prej zonave më të njohura bujqësore dhe turistike.

Në lidhje me fenomenet e rreziqeve natyrore që ndodhin në territor, fokusi është pikërisht tek fenomeni i përmbytjeve duke qenë se vitet e fundit, nga 2010-ta e në vazhdim, janë bërë një fenomen mjaft negativ në territor”, thotë ai.

Të gjendur përballë ndryshimeve klimatike dhe pasojave që sjellin ato në popullatë, por edhe territor, sipas përfaqësuesit të programit “Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufij”, Andris Tufa, nevojitet përgatitja e strukturave të veçanta që të përballen me pasojat.

Fatkeqësitë natyrore nuk mund të parandalohen plotësisht, por detyra jonë është të zbusim sadopak efektet negative që ato kanë në mjedis dhe në popullatë”, thotë ai.

LEXO EDHE: Pse nuk zhvillohet tregu i sigurimeve në Shqipëri? Ponari: Nuk është thjesht çështje mundësish ekonomike

Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufij ndaj, ekspertët thonë se është i nevojshëm bashkëpunimi rajonal.

Kjo, sipas ekspertit nga Mali Zi, Branko Micev, do të mundësonte përballjen në një kohë sa më të shkurtër me pasojat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike në territor.

Rajoni jonë, Shqipëria dhe Mali Zi, ndajmë të njëjtat fenomene, relieve dhe shkaqe natyrore, prandaj vendet tona fqinje duhet të kenë politika integruese në mënyrë që të përballemi sa më lehtësisht me këto situata dhe të gjendemi shumë shpejt për zgjidhjen e situatave të tilla problematike”.

“Jemi dëshmitarë të ndryshimeve shumë të shpejta klimatike”, thotë eksperti nga Mali i Zi, Branko Micev, ndaj është e nevojshme që të fuqizohen kapacitetet logjistike dhe të hartohen strategji të përbashkëta mes të dy vendeve fqinje me synimin për të qenë të gatshëm për përballimin e tyre.

Profesor Krymi thotë se ngritja dhe forcimi i strukturave të nevojshme për përballimin e pasojave, që mund të shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, është një proces i nevojshëm dhe i vazhdueshëm.

Është studiuar shumë mirë baseni Drin-Buna, është krijuar harta e rrezikut të përmbytjeve si dhe po përgatitet gjithnjë e më tepër bashkia dhe njësitë administrative që të kenë planet e tyre të veprimit në kohën e duhur, atëherë kur ndodhin këto fenomene”.

Për shkak të ndryshimeve klimatike, zona bregdetare Ulqin-Velipojë-Shëngjin është prekur ndjeshëm nga erozioni bregdetar, i cili ka rrezikuar brezin pyjor si dhe zonën ndërtimore, ndërsa Nënshkodra, megjithë investimet në sistemin e argjinaturave, vazhdon të përmbytet thuajse çdo vit, shkruan VOA në artikullin e saj.

LEXO EDHEPas zjarreve vijnë përmbytjet, sa të përgatitur jemi?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat