11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJanar-Shtator 2023/ 139 viktima dhe mbi 1 mijë të plagosur në 863...

Janar-Shtator 2023/ 139 viktima dhe mbi 1 mijë të plagosur në 863 aksidente rrugore

Numri i aksidenteve këtë shtator ka pësuar rritje në raport me një vit më parë.

Të dhënat e INSTAT, për numrin e aksidenteve, në shtator janë raportuar 93 aksidente rrugore nga 89 të ndodhura në Shtator 2022.

Gjatë shtatorit 2023, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 122 persona, me aksidentet rrugore që në 94,6 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 9,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë me 20,4 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 4,3 %.

Sa i përket nëntëmujorit 2023, në Shqipëri numërohen zyrtarisht 863 aksidente rrugore, numri i të lënduarve është 1.050 persona, ndërsa i viktimave 139.

LEXO EDHEJa pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

Shqipëria është nga ato vende që ka më shumë aksidente sesa vendet e tjera të rajonit, me rreth 1500 aksidente në vit.

Po ashtu, për fatin tonë të keq, Shqipëria mban rekord edhe për numrin e personave të vdekur në aksidentet rrugore, disa herë më të lartë se mesatarja e vendeve të BE-së.

Por veç kostos njerëzore, aksidentet janë një barrë e lartë edhe për ekonominë. Kostoja ekonomike e aksidenteve rrugore në Shqipëri, po ti referohemi BB-së, është mesatarisht 130 milionë euro në vit ose gati 1.5% e GPD-së.

Nga ana tjetër, kostoja e aksidenteve jo vetëm që prek ekonominë e vendit dhe xhepat e qytetarëve, sepse në fund të fundit ato 130 milionë euro kosto që shkaktojnë aksidentete rrugore çdo vit paguhen nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, por efekti më i drejtpërdrejtë shkon tek qytetarët e dëmtuar.

Do thoni ju po “Pse, ata janë të siguruar?!”.

Sepse, ka vite që është krijuar një skemë mirëfilli korruptive, nga një grup abuzuesish ekspertë, vlerësuesë dëmesh dhe avokatë që devijojnë dhe manipulojnë shkaqet dhe fajtorët e vërtetë të aksidentit, duke devijuar në mënyrë të qëllimtë edhe të drejtën e dëmshpërblimit.

Të parët që shkojnë tek koka e të aksidentuarit apo tek familjarët që kanë të vdekur janë individët që përgatitin skemat e vjedhjes së të dëmtuarit, duke bërë gjoja sikur po interesohen për hallin që atyre u ka rënë.

Duke qenë për nga natyra më të buta dhe presupozohet më të dhimbshme dhe qytetarët priren tu besojnë më shpejt, dërgohen pranë qytetarëve të dëmtuar apo atyre që kanë humbur familjarë, femra nën cilësinë e përfaqësuesve nga zyra ekspertësh, vlerësuesë dëmesh apo avokatë, duke bërë gjoja sikur atyre u vjen keq për çfarë qytetarit apo familjarit i ka ndodhur dhe me demek dëshiron ta ndihmojë që të përfitojë dëmshpërblimin.

Qytetarët, shpesh herë edhe nga mosinformimi, sepse e drejta e dëmshpërblimit i takon kujtdo që ka pësuar aksident dhe s’ka qenë fajtor i aksidentit, bien pre e këtyre mashtrimeve dhe hedhin edhe firma pa e ditur se për çfarë po i hedhin firmat dhe në fund ose nuk marrin asgjë që ju takon, sepse “përfaqësuesi” i tyre ka bërë marrëveshje me palën tjetër dhe e ka shitur mirëfilli rastin e tij/saj, duke ja dhënë dëmin dikujt tjetër që nuk i takon, ose në rastin më të mirë marrin vetëm 50% të shumës që ju takon nga dëmshpërblimi.

Kjo ka krijuar situata të paqarta dhe mungesë besimi tek kompanitë e sigurimit, kur në fakt edhe vetë kompanitë janë të dëmtuara në këtë rast dhe atyre u intereson që dëmin ta marrë pala që i takon dhe mbi të gjitha ta marrë në masën 100% dhe jo ta ndajnë me ndërmjetësit. Sepse, kur klienti është i kënaqur, rrjedhimisht i beson kompanisë së sigurimit dhe mbetet klient besnik.

Dëmshpërblimi i drejtpërdrejtë dhe i përcaktuar qartë me skeda, me foto nga vendngjarja e aksidentit, një komision mjekësor i qartë dhe i pakorruptuar që di ta bëje në mënyrë të saktë vlerësimin e dëmit dhe masën e dëmshpërblimit, do rriste besimin e kompanive të sigurimit, sepse dëmshpërblimi do të kryhej shpejt dhe mbi të gjitha do të shkonte tek personi i duhur, tek pala e dëmtuar që vërtet i takon dhe jo tek ai që thjeshtë pretendon.

Kjo do të eleminonte palët përfituese, të cilët, përfitojnë nga ngjarja, përfitojnë nga familjarët që janë të tronditur në ato momente, do të ulte ulte evazionin fiskal sepse çdo gjë do të bëhej sipas rregullave dhe pa para në dorë; do gjeneronte klientë të kënaqur dhe me besim tek kompanitë e tyre të sigurimit, pra e thënë qartë çdo gjë do të funksiononte sipas rregullave e ligjeve!

Por nëse e gjithë kjo procedurë kjo nuk përcaktohet qartë me një ligj, klientët do të vazhdojnë të mashtrohen nga një grup individësh, të cilët kanë krijuar skema mirëfilli korruptive në kurriz të tyre.

Ligji dhe skemat aktuale favorizojnë palët mbrojtëse dhe jo vetë klientët. Kur në fakt nevojitet e kundërtat!

Ndaj sot, Shqipëria ka nevojë për një ligj që mbron qytetarët dhe jo palët e treta!

Në rast se përfshiheni në një aksident rrugor, drejtohuni menjëherë te kompania ku jeni i siguruar. Duke u drejtuar palëve të tjera humbisni kohë dhe para

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore, kostot dhe “sekserët”/ Si duhet te sillemi në rast aksidenti automobilistik?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat