Zonat bregdetare vijojnë të jenë më të lakmuarat për blerje pronash, sidomos nga shtetasit e huaj.
Në fillim të sezonit të pranverës, çmimet e apartamenteve në bregdet, sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në Sarandë u rritën rreth 40% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa në Durrës dhe Qerret, u shtrenjtuan 15%.
Aktualisht rritja e kërkesës dhe oferta e ulët te pronat në vijën e parë bregdetare ka sjellë tjetër shtrenjtim deri në 20% të apartamenteve në Durrës. Ndërsa në Sarandë, rritje të çmimeve do të ketë te pronat e reja që përfundojnë së shpejti së ndërtuari.
Sipas borkerave të agjencive imobiliare, çmimet në vijën e parë bregdetare të zonave të Durrësit janë rritur me 300 euro.
Nga 1,500 euro që ishte çmimi maksimal ka arritur në 1,800 euro për metër katror.
Ndërsa çmimi i pronave luksoze arrin edhe në 2,000 euro për metër katror.
Në Sarandë pritet të ketë rritje tjetër të çmimeve të apartamenteve.
Çmimet e apartamenteve në ndërtimet më së fundmi në qytetin jugor variojnë nga 1,500 deri në 2,500 euro për metër katror. Krahasuar me një vit më parë çmimet janë rreth 40% më të shtrenjta.
Në Sarandë janë drejt përfundimit të punimeve disa objekte të reja, me çmimi që priten të jenë mbi 2,500 euro për metër katror.
Sakaq për këtë vit çmimet e apartamenteve në resortet e jugut, siç pohuan më herët zyrat e shitjeve për Monitor ishin nga 2,000 deri 3,500 euro për metër katror. Kërkesa për blerje apartamentesh në jug është më e lartë se për vilat dhe kryesohet nga shtetasit e huaj.
Shitja e apartamenteve në ajër u zbatua edhe në jugun e vendit, si në resortin “Marina Bay Saranda” që pritet të fillojë së shpejti dhe investitori ka si referencë shitjeje çmimin rreth 3,200-3,500 për metër katror.
“Dorëlëshuar” te blerja e shtëpisë, “dorështrënguar” te sigurimi i saj
Edhe pse shpenzojmë qindra mijëra euro për blerjen e një apartamenti, e kemi shumë të vështirë të shpenzojmë shumë herë më pak për sigurimin e tij.
Tregu i sigurimeve në Shqipëri mbetet tregu më i vogël në rajon, me qytetarët shqiptarë që ende mbajnë vendin e fundit sa i përket penetrimit në sigurime.
40-50 euro në vit është konsumi për frymë në vendin tonë, edhe pse rreth 50% e tregut zotërohet nga kompani të mirënjohura dhe që operojnë në të gjitha tregjet europiane, duke zgjidhur problemin e investitorit strategjik dhe duke qenë nga ana tjetër një garanci e plotë sa i përket pagesës së dëmeve, pavarësisht vlerave që ato mund të kenë në një ngjarje sigurimi. Ndërsa rajoni apo Europa konsumojnë disafish më shumë.
Edhe pse Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, përfshirë edhe tërmetet, gjatë vitit 2022, sipas AMF, vetëm 5% e banesave kishin një Sigurim Prone.
Po sa kushton sigurimi i shtëpisë?
Çmimi i sigurimit të shtëpisë është i përballueshëm për çdo familje. Për vetëm 1 euro për m/2 ju siguroni shtëpinë nga shumë rreziqe.
Për shembull, nëse ju keni një shtëpi 65m2, ju do të paguani 65 euro në vit për sigurimin e saj, dhe në rast se ju dëmtohet nga tërmeti, nëse ju shpërthejnë tubacionet apo larg qoftë shpërthen ndonjë bombul, atëherë kompania e sigurimit do t’ju dëmshpërblejë për të gjitha dëmet.
Sa i konsoliduar është tregu i sigurimeve në Shqipëri?
Tregu i Sigurimeve në Shqipëri tashmë është mjaft i konsoliduar dhe i ofron pronarëve të shtëpive dhe të bizneseve siguracione njësoj si në çdo vend tjetër të Europës dhe për më tepër me çmim të përballueshëm.
Shembulli më i mirë janë tërmetet e vitit 2019, të cilat shkaktuan shumë dëme materiale dhe jetësore. Kompanitë e sigurimeve ju gjendën pranë të gjithë të dëmtuarve duke i vlerësuar dëmet dhe duke i likuiduar në kohë rekord.
Familjet dhe bizneset e siguruara ishte e vetmja shtresë që nuk u “stresua” për kostot financiare të dëmeve të shkaktuara.
Vlera monetare e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve vetëm në atë periudhë kalon shifrën e 40 milionë eurove
Sigurimin e sotëm mos e lini për nesër
Individët, familjet apo bizneset, sado të kenë kursyer dhe vënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes nga ngjarje të papritura mund të jetë shumë herë më e madhe se këto fonde emergjence. Dhe për të mbuluar riskun e mospërballimit financiar, shoqëritë e sigurimit kanë qenë ndër shekuj dhe mbeten mekanizmi mbrojtës i stabilitetit ekonomik të bizneseve dhe familjeve.
Duke transferuar riskun te kompania e sigurimit, qytetari dhe biznesi fiton sigurinë e vazhdimësisë së jetës aty ku e ka lënë. Ndaj apeli ynë është: Siguroni ato që keni ndërtuar me shumë mund dhe djersë… Mos i lini asgjë rastësisë…
Merrni një ofertë tani duke shkruar në: 0694038119