4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetOKB paralajmëron botën që të përgatitet për ndikimet e “El Nino”. Po...

OKB paralajmëron botën që të përgatitet për ndikimet e “El Nino”. Po ne, shqiptarët, sa të përgatitur jemi?!

Kombet e Bashkuara paralajmëruan botën që të përgatitet për efektet e El Ninos , duke thënë se fenomeni i motit që shkakton temperatura më të larta globale do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2023.

El Nino është një model klimatik që ndodh natyrshëm, i lidhur zakonisht me rritjen e nxehtësisë në mbarë botën, si dhe thatësirën në disa pjesë të botës dhe shirat e dendur gjetkë.

Fenomeni ndodh mesatarisht çdo dy deri në shtatë vjet, dhe episodet zakonisht zgjasin nëntë deri në 12 muaj.

Organizata Botërore Meteorologjike deklaroi se El Nino ishte tashmë duke u zhvilluar dhe tha se kishte një shans 90% që ai të vazhdojë gjatë gjysmës së dytë të 2023.

Shfaqja e El Nino do të rrisë shumë gjasat për të thyer rekorde të temperaturës dhe për të shkaktuar nxehtësi më ekstreme në shumë pjesë të botës dhe në oqean”, paralajmëron sekretari i përgjithshëm i WMO , Petteri Taalas.

Deklarata e një El Nino nga WMO është sinjal për qeveritë në mbarë botën për të mobilizuar përgatitjet për të kufizuar ndikimet në shëndetin tonë, ekosistemet tona dhe ekonomitë tona”, tha Taalas.

Paralajmërimet e hershme dhe veprimet paraprake të ngjarjeve ekstreme të motit që lidhen me këtë fenomen të madh klimatik janë jetike për të shpëtuar jetë dhe mjete jetese.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA, e cila ushqehet me WMO, njoftoi më 8 qershor se “El Nino” kishte mbërritur.

Pritet të jetë të paktën me forcë të moderuar”, tha WMO.

Ai vuri në dukje se efekti i ngrohjes së El Ninos në temperaturat globale zakonisht ndihet më fuqishëm brenda një viti nga fillimi i tij, në këtë rast në 2024.

LEXO EDHE:Ciklone më të shpeshta, reshje, përmbytje dhe rritje temperaturash në të gjithë globin

Çfarë ndodh nëse ngrohja globale do të kalojë pragun e nxehtësisë prej 1,5 gradë celcius, sipas parashikimeve?

Edhe pse ndryshim me gjysmë gradë Celsius në rritjen e temperaturës mund të duket i parëndësishëm, ndryshimi për jetën në Tokë mund të jetë i madh.

Ja çfarë presin shkencëtarët nëse temperaturat mesatare globale kalojnë 1.5 gradë Celsius deri në vitin 2100:

– Stuhitë ‘të padëgjuara’ bëhen më të zakonshme

Rasti më i afërt janë stuhitë që prekën Kosovën, Italinë, Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën e vende të tjera në rajon dhe Evropë të shoqëruara me bilance tragjikë në njerëz dhe dëme materiale.

Shkencëtarët paralajmërojnë se një atmosferë më e nxehtë është një atmosferë më e lagësht. Ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë ujë, duke ndihmuar në prodhimin e reshjeve më intensive dhe stuhive më të forta.

Ndërsa klima ngrohet, stuhitë që dikur mendohej se ishin jashtëzakonisht të rralla, priten të bëhen më të shpeshta.

– Shkrirja e akullit çon në qytete të përmbytura

Skenari mund të jetë shumë më i keq nëse akullnajat e Antarktidës shpërbëhen me një ritëm më të shpejtë sesa presin shkencëtarët.

Niveli i deteve do të rritet me 25,4 deri në 76,2 cm, duke vënë dhjetëra miliona njerëz në rrezik.

– Rreth 14% e njerëzve do të ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme

Zjarret në dekadat e fundit janë një problem i përhershëm global sidomos në zonat rurale dhe natyrore, prandaj çdo vit po synohet të merren masa për parandalimin e tyre.

Sipas organizatës Oxfam çdo vit digjen nga zjarret më pak se 350 milionë hektarë pyje në nivel global. Zjarret vrojtohen në shumë vende të botës duke kërcënuar direkt popullatën lokale. Përsëritja e përvitshme e ngjarjeve të tilla të konsideruara katastrofa natyrore me intensitete në rritje sjell pasoja ekonomike dhe sociale. Zgjerimi i zjarreve lidhet ndër të tjera me ndryshimet klimaterike, specifikisht nga rritja e temperaturave.

Edhe pyjet shqiptare gjenden në përballjen e katastrofave të shkaktuara nga zjarret, qofshin këto të pavullnetshme ose të vullnetshme.

Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujqësore.

Pse duhet të sigurohemi?

Shqipëria është një prej vendeve më të ekspozuar ndaj katasrofave natyrore. Rastet e përmbytjeve apo zjarreve kanë qenë kryefjala e viteve të fundit. Me rastin e rritjes së temperaturave këto katasrofa mund të jenë fatale për shqiptarët.

Por sa prej shqipëtarve janë të mbrojur nga këto katastrofa?

Sipas shifrave të AMF, shqiptarët janë indiferentë nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore me banesa që kanë një siguracion të cilat nuk e kalojnë 5%-in.

Teksa katastrofat natyrore po bëhen një kërcënim gjithmonë dhe më i madh, Sigururimi i Jetës, Shëndetit, Banesës, Biznesit dhe Automjetit bëhet akoma më i rëndësishëm për shqiptarët. SIGUROHUNI!

LEXO EDHE: Vera dhe rreziqet që na kanosen/ Si të mbrojmë financat, të kursejmë para dhe të jetojmë të qetë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat