Pas ditëve me diell, në shumë zona të vendit kanë rënë reshje shiu, madje në disa edhe breshër.
Në zonën e Maliqit, mesditën e sotme, reshjet e breshërit kanë qenë me intensitet të lartë.
Raportohet se reshjet kanë përfshirë shumë prej fshatrave të kësaj bashkie, çka pritet të sjellë dëme të konsiderueshme në bujqësi.
Reshje të dendura breshëri ka patur edhe në rajonin e Kukësit.