Për shkak të reshjeve të dendura gjatë pasdites në qarkun e Korçës, ka pasur vërshim të ujërave në fshatin Zëmblak të Bashkisë Maliq, ku janë përmbytur disa toka bujqësore dhe rrezikohen dy banesa.
Raportohet po ashtu se janë përmbytur rrugët kryesore dhe dytësore të fshatit si pasojë e daljes nga shtrati të përrenjve.
Emergjencat civile, zjarrfikësja, përfaqësues të bashkisë dhe policisë ndodhen në fshat, ndërsa një fadromë është angazhuar për të devijuar rrjedhën e ujit që të mos përmbyten banesat dhe të normalizohet situata.
LEXO EDHE: Ciklone më të shpeshta, reshje, përmbytje dhe rritje temperaturash në të gjithë globin