“Sipërmarrësit japonezë duhet të investojnë në Shqipëri”.
Kjo ishte ftesa që komuniteti shqiptar i biznesit, i drejtuar nga Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni z. Avni Ponari, u ka bërë sipërmarrësve vendas, gjatë vizitës së zhvilluar në Tokio, Nagoja e Kioto.
Gjatë takimeve, janë vendosur edhe urat e para të bashkëpunimit edhe mes kompanive të të dy vendeve.
Sipermarrësit shqiptarë zhvilluan takime në tre qendra biznesi si dhe në Kuvendin e Japonisë, përfaqësues nga bota e ekonomisë, diplomacisë dhe politikës.
Takime u zhvilluan dhe në Dhomen e Tregtisë së Japonisë, me presidentin e kësaj dhome.